Aktualitet

VIDEO- U përplas me shkëmbinjtë nënujorë, pamjet e skafit të italianëve në Vlorë

Turistet ishin nisur nga Sllovenia dhe kishin udhëtuar në të gjithë Kroacinë, Malin e Zi e Bosnje-Hercegovinë, mirëpo kur arritën në plazhin e Zvërnecit ata u përballën me një shkëmb nënujor

7 Qershor 2022, 11:45 Nga DOSJA
VIDEO- U përplas me shkëmbinjtë nënujorë, pamjet e
Momenti i skafit ne Vlore

VLORË- Këto janë pamjet e skafit i cili u mbyt ditën e sotme në brigjet shqiptare. Dosja.al sjell video në të cilën shihet skafi me të cilën rrezikuan jetën katër turistët italianë. 

Ata ishin nisur nga Sllovenia dhe kishin udhëtuar në të gjithë Kroacinë, Malin e Zi e Bosnje-Hercegovinë, mirëpo kur arritën në plazhin e Zvërnecit ata u përballën me një shkëmb nënujor. Në mungesë të një sinjalizimi për shkëmbin nënujtor, skafi u ça dhe jeta e katër turistëve u vu në rrezik.

Fatmirësisht, turistët janë jashtë rrezikut për jetën. 

 

Sondazh

Poll