Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Vlorë/ Përfshihet nga flakët 'Pusi i Mezinit', rrezikohen banesat

Pronari dogji disa mbetje, mirëpo zjarri i doli jashtë kontrollit, duke djegur barishtet dhe shkurret pranë. 

7 Qershor 2022, 12:30 Nga A.B
Tjetër vatër zjarri në Vlorë/ Përfshihet nga
Zjarr ne Vlore

VLORË- Pas Sazanit dhe Mirditës, një tjetër vatër zjarri ka përfshirë një zonë në vend. Në Vlorë, në zonën e quajtur Pusi i Mezinit, flakët kanë përfshirë barishtet dhe shkurret. 

Zjarri nisi fillimisht në oborrin e një shtëpie të pabanuar. Pronari dogji disa mbetje, mirëpo zjarri i doli jashtë kontrollit, duke djegur barishtet dhe shkurret pranë. 

Nuk ka informacion nëse drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrëfikëse. 

Sondazh

Poll