Aktualitet

Humb kontrollin dhe bie nga motori, plagoset 69-vjeçari në Cërrik

69-vjeçari i idenfitikuar me incialet S. Xh., është dërguar menjëherë në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

7 Qershor 2022, 11:18 Nga DOSJA
Humb kontrollin dhe bie nga motori, plagoset 69-vjeçari në
Foto ilustruese

ELBASAN- NJë 69-vjeçar në Elbasn ka mbetur i plagosur pas një aksidenti me motor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në aksin Cërrik-Gostime kur 69-vjerçari banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar.

69-vjeçari i idenfitikuar me incialet S. Xh., është dërguar menjëherë në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

ELBASAN Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme pasi ka rënë nga motori në ecje. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, në aksin rrugor Cërrik-Gostime, ku shtetasi S. Xh., 69 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar 69-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll