Aktualitet

AKUZAT/ Ushtron detyrën pranë KPK-së, SPAK merr të pandehur komisioren

Komisionerja Etleda Çiftja akuzohet për “deklarim të rremë” në dhe “falsifikim” gjatë procesit të përzgjedhjes së saj si anëtare e Komisionit

7 Qershor 2022, 12:41 Nga A.B
AKUZAT/ Ushtron detyrën pranë KPK-së, SPAK merr të pandehur
Etleda Çiftja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija. Ndaj saj janw ngritur dy akuza, “deklarim të rremë” në dhe “falsifikim” gjatë procesit të përzgjedhjes së saj si anëtare e Komisionit.

'Ka kryer deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.'- deklaron SPAK. 

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.

Sondazh

Poll