Aktualitet

Italia e kërkonte në të gjithë botën, arrestohet në Tiranë 32-vjeçari (Emri)

Po punohet për ekstradimin e tij

7 Qershor 2022, 10:41 Nga DOSJA
Italia e kërkonte në të gjithë botën, arrestohet
Poliia e Tiranës

TIRANË- Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Dema është dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja e rëndë" dhe "Armbëmbajtja pa leje", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar "Prato", në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja e rëndë" dhe "Armbëmbajtja pa leje". Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja e rëndë" dhe "Armbëmbajtja pa leje", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Sondazh

Poll