Aktualitet

Po lahej në pishinë, vdes turisti 18-vjeçar në Vlorë (DYSHIMET)

7 Qershor 2022, 10:31 Nga A.B
Po lahej në pishinë, vdes turisti 18-vjeçar në Vlorë
Pishina në Vlorë

VLORË- Ngjarje tragjike në Vlorë. Një turist polak, vetëm 18-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte brenda një pishine në një hotel në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se i riu (ende i paidentifikuar) ishte nën ujë në momentin që humbi jetën. I riu ishte duke u larë në pishinë bashkë me prindërit e tij. Një moment, këta të fundit u larguan për të pirë një cigare e në momentin që janë kthyer, gjetën djalin e tyre të pajetë në fund të pishinës. 

Dyshohet se turisti mund të ketë pësuar infarkt mirëpo nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë aksidenti.

Ende nuk ka një njoftim të forcave blu për ngjarjen e rëndë. 

 

Sondazh

Poll