Politike

VD-Mediu thumbon Alibeajn për 'Investimet strategjike': Na thërrasin për të firmosur, s'na bëjnë pjesë

Fatmir Mediu ka thumbuar edhe Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit në Konferencën e kryetarëve nisi të fliste për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

31 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
VD-Mediu thumbon Alibeajn për 'Investimet strategjike': Na
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sulmuar opozitën, pasi kjo e fundit nuk solli një emër për presidentin e Shqipërisë. Në Konferencën e Kryetarëve sot, Fatmir Mediu ka thumbuar edhe Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit në Konferencën e kryetarëve nisi të fliste për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

"Na thërrasin për të firmosur, por nuk jemi pjesë as e komisionit hetimor për investimet. Duhet të jemi të unifikuar, në këtë rast opozita është e panevojshme në proces, absurde që të kërkosh përjashtimin e një pale dhe të kërkosh ta zgjedhësh ti, opozita nuk mund të ngelet në mëshirën e PS. Opozita duhet të ndërtojë një raport me opinionin politik. Opozita marrëveshjen e ka me qytetarët shqiptar, opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitoz për të qenë president, të përcaktonte një kandidat, apo 2, për t'i vënë përballë PS në mënyrë që ne të mos përfundojmë që të zgjedhim një president sa për të kaluar radhën dhe nëse nuk ka marrëveshje, e ka marrëveshjen me qytetarët. Më vjen keq që në moment që ne jemi si vend dhe si rajon, ky proces u paragjykyua që në fillim dhe fundi është i qartë, të bëhet reflektim që të mos kemi një president qesharak,"- tha Mediu.

Sot u caktua data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën, ku Enkelejd Alibeaj u përplas me Ermonela Felajt.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll