Politike

'Shteti aktor elektoral'/ Alibeaj: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor s’funksionuan në 25 prill

Alibeaj u shpreh se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor nuk funksionuan e se shteti u kthye në aktor elektoral.

31 Maj 2022, 14:49 Nga DOSJA
'Shteti aktor elektoral'/ Alibeaj: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në mbledhjen e sotme zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për mosrespektimin e ligjit gjatë procesit të zgjedhjeve në 25 prill. Ai u shpreh se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor nuk funksionuan e se shteti u kthye në aktor elektoral.

“Cilësia ligjore e bërë në mënyrë të njëashme a vendosi në vështirësi procesin e zgjedhjeve? Kujtojmë edhe raportin e ODHIR , i cili ka thënë se Shqipëria duhet të sigurojë të dhënat personale të qytetarëve dhe se shteti duhet të votën e lirë. Dua të shtroj çështjen për votimin e emigrantëve, si edhe atë të patronazhistëve që besoj që vota e lirë dhe e fshehtë ka minuar procesin e votimit. Keni marrë masa dhe çfarë do të duhet të bëhet? Po ashtu dua të ndalem tek shitblerja e votës, si është trajtuar?. A ka njerëz të proceduar penalisht lidhur me shkeljet që ne kemi denoncuar dhe në të ardhmen çfarë masash janë duke u marrë që në zgjedhjet e tjera votimi dhe numërimi të jetë korrekt. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor synonin parandalimin që shteti të kthehej në aktor elektoral, por nuk funksionoi, pra e gjithë ngrehina ligjore nuk funksionoi”, tha Alibeaj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll