Politike

Bardhi-Berishës: Kodet mafioze të ecin me Ballën, arma e vetme që ke kundër meje është shpifja

Bardhi ka publikuar një video të Berishës, ku dëgjohet që ai për vrasjen e Xhuvanit fajëson kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rama.

31 Maj 2022, 15:35 Nga DOSJA
Bardhi-Berishës: Kodet mafioze të ecin me Ballën, arma e vetme
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi si pjesëmarrës në vrasjen e Ojerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar një video të Berishës, ku dëgjohet që ai për vrasjen e Xhuvanit fajëson kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rama. Krah videos, Bardhi shkruan se Berisha duhet të jetë më pak kontradiktor me veten dhe se armën e vetme që po përdor kundër tij është shpifja.

“Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!”0 shkruan Bardhi krah videos.

Fjalët e ish-kryeministrit Berisha në video: Rama nuk gjen dot ngushëllim sepse me skenarin e tij ia çon xhenazen tjetrit në shtëpi. Taulant Balla i kishte anëtar të shtabit elektoral që kishte nxjerrë për të mbledhur vota. Policia fsheh ngjarjen, nuk thotë të vërtetën. Problemi është që duan të mbulojnë krimin e partisë, ky është një krim i Edi Ramës dhe i Taulant Ballës.

Çfarë tha Berisha sot?

Në një postim në Facebook, kreu i PD-së shkruante se Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka shpëtuar Ballën, të cilin e quan Dumanin e partisë, nga bandat e Elbasanit.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll