Aktualitet

Iu vu tritol sot në Vlorë, Kasa i arrestuar në Itali pasi u kap me kanabis, DËSHMIA

31-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Vlorë prej pak kohësh, pasi punonte si ekonomist në një prej kazinove të qytetit bregdetar.

30 Maj 2022, 08:33 Nga DOSJA
Iu vu tritol sot në Vlorë, Kasa i arrestuar në Itali pasi u kap
Tritol

VLORË- Mëngjesin e sotëm Vlora është “tronditur” nga një shpërthim me tritol. Lënda plasëse u vendos poshtë makinës luksoze të 31-vjeçarit Ermal Kasa. 

31-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Vlorë prej pak kohësh, pasi punonte si ekonomist në një prej kazinove të qytetit bregdetar. Njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës. Ai është shprehur se nuk ka konlikte me njeri mirëpo është zbuluar se vite më parë është arrestuar.

Vite më parë ai dhe një person tjetër u vunë në pranga në Itali pasi akuzohen 900 kg kanabis. Hysni Hoxha dhe Ermal Kasaj u kapën në Belpasos në Katania. Gjatë kontrollit të makinës, karabinierët kanë bllokuar dhe disa armë të cilët i mbanin pa leje. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll