Aktualitet

FOTO- Korenti u mori jetën, kjo është nëna me dy vajzat nga Fushë Arrëzi

Njëra prej vajzave u fut për t'u larë në dush kur papritur ra në kontakt me rrymën elektrike. Ajo thirri për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën

30 Maj 2022, 08:13 Nga DOSJA
FOTO- Korenti u mori jetën, kjo është nëna me dy vajzat nga
Familja Kola

FUSHË ARRËZ- Prendushe Kola, Sidorela Kola dhe Emiljana Kola janë personat e familjes Kola të cilët ndërruan jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike e për pasojë vdiqën.

Ngjarja tragjike ndodhi më 28 Maj. Njëra prej vajzave u fut për t'u larë në dush kur papritur ra në kontakt me rrymën elektrike. Ajo thirri për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën. Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

FOTO- Korenti u mori jetën, kjo është nëna me dy vajzat nga

Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll