Politike

VD-Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Berisha tha se konsumimi i drogës në polici është kthyer në diçka normale.

27 Maj 2022, 12:45 Nga DOSJA
VD-Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. Ai tha se qytetarët duhet të bëhen gati nisur nga vrasja e ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë dhe plagosja nga efektivi i FNSH-së. Berisha tha se konsumimi i drogës në polici është kthyer në diçka normale.

Pjesë nga prononcimi:

Pse keni ndaluar protestat, e fundit është ajo që zhvilluat në komisariate?

Sali Berisha: Është procesi që po kalon partia Demokratike, i dmosdoshëm dhe jetik për rithemelimin e saj. Asgjë tjetër. Është një kohë e humbur për protesta, mjaftojnë dy vrasjet e fundit nga policë të droguar. Njëri në komisariat, ndërsa një tjetër me probleme të shëndetit mendor. Droga është bërë një normë në polici dhe Rama ka urdhëruar ndalimin e terstit të drogës, gjë kriminale, absurd, e apaimagjinueshme. Të dyja vrasjet janë të lidhur me drogën.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll