Art&Argëtim

Stresi lë pas historinë me Keisin, prezanton të dashurën e re: E shkuara ka vdekur

Stresi ka postuar në Instastory një video ku duket që është në pranin e një vajze të cilës ka preferuar ti mbulojë fytyrën me një emoj.

25 Maj 2022, 15:34 Nga DOSJA
Stresi lë pas historinë me Keisin, prezanton të dashurën e
Stresi

TIRANË- Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi është përfolur gjatë në mediat rozë për historinë e tij të dashurisë me Keisin.

Nga postimet e fundit të reperit në rrjete sociale ai ka lënë të kuptohet se të shkuarën e ka lënë pas duke nisur një histori të re dashurie. Stresi ka postuar në Instastory një video ku duket që është në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t'i mbulojë fytyrën me një emoji.

Po si për të konfirmuar që për Stresin e shkuara nuk ka vlerë e madje as kujtimet, ai ka shkruar dhe një status duke u shprehur se që të kesh sukses nuk duhet të kthesh kokën nga e kaluara. Si duket për Stresin historia me Keisin i përket të shkuarës dhe se nga ajo histori as kujtimet nuk kanë mbetur.

"Mos më keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen. Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M... i madh"-shkruan Stresi.

Stresi lë pas historinë me Keisin, prezanton të dashurën e

(d.k/dosja.al)

Sondazh

Poll