Art&Argëtim

Bie Instagram, përdoruesit hasin probleme në të gjithë botën, i drejtohen Twitter-it

Ndërkohë shumë përdorues vërshuan me komente në Twitter për të konfirmuar se Instagram nuk po funksionon për ta.

25 Maj 2022, 10:33 Nga DOSJA
Bie Instagram, përdoruesit hasin probleme në të gjithë
Foto ilustruese

SHBA- Përdorues të shumtë kanë shkruar në rrjetin social “Twitter” se nuk mundeshin të logoheshin në llogaritë e tyre personale në Instagram.

Sipas mediave të huaja, Instagram në pronësinë “Meta” u përball me një ndërprerje të shkurtër ditën e sotme. Instagrami nuk i lejonte shumë përdorues të hynin në llogaritë e tyre dhe as ti risfreskonin.

Bie Instagram, përdoruesit hasin probleme në të gjithë

Ndërkohë shumë përdorues vërshuan me komente në Twitter për të konfirmuar se Instagram nuk po funksionon për ta. DownDetector konfirmoi se shërbimi nuk funksiononte rreth orës 9:45 të mëngjesit.

Bie Instagram, përdoruesit hasin probleme në të gjithë

Megjithatë, ndryshe nga disa ndërprerje të mëparshme, aplikacioni nuk u ndërpre për të gjithë përdoruesit e Instagramit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll