Art&Argëtim

Will Smith kujton karrierën si reper: E urreja kur më thonin ‘i butë’

Smtih zbuloi se arsyeja që ai nuk shante ishte për shkak të diçkaje që i tha gjyshja kur ishte 12 vjeç

25 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA

 

Will Smith kujton karrierën si reper: E urreja kur më thonin ‘i
Will Smith

SHBA- Aktori Will Smith, ka folur së fundmi për karrierën e tij si reper duke treguar se “urrente” të quhej “i butë” sepse nuk shante në këngët e tij.

 Smith tha se ai "urrente" të quhej "i butë" sepse ai nuk shante në këngët e tij. Aktori ishte i ftuar në emisionin "My Next Guest Needs No Introduction", të regjistruar para skadalit famëkeq të Oscars. Ndër disa tema të diskutuara në intervistën me prezantuesin David Letterman, Smith kujtoi kohën e tij si anëtar i dyshes hip-hop, DJ Jazzy Jeff & The Fresh Prince.

Sipas Page Six, dyshja patën një numër këngësh të suksesshme pasi u formuan në 1984, me pesë albumet e tyre në studio që të gjithë u provuan të ishin hite masive.

"Ti dhe Jeff kishit humor në muzikën tuaj," tha Letterman. "Kjo ishte me të vërtetë cilësia jonë kryesore dalluese në atë kohë. Ishte komedi, ishte goxha, ishte argëtuese. Ne u dalluam në një mënyrë shumë të mire,” tha Smith.

Smtih zbuloi se arsyeja që ai nuk shante ishte për shkak të diçkaje që i tha gjyshja kur ishte 12 vjeç. Pasi gjeti fletoren e këngëve rep të tij, e cila kishte disa shprehje në të, gjyshja i shkroi një letër.

“I dashur Willard, njerëzit me të vërtetë inteligjentë nuk duhet të përdorin fjalë si këto për t’u shprehur. Ju lutemi tregoni botës se jeni aq të zgjuar sa ne mendojmë se jeni. Dashuri, Gigi”, shkroi ajo.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll