Art&Argëtim

Tom Cruise befason James Corden me fluturimin e avionit luftarak

Gjatë intervistës për “ The Late Late show” ata filmuan një pjesë kur ata po fluturonin mbi shkretëtirën e Nevadës ndërkohë që pilot ishte aktori.

25 Maj 2022, 13:27 Nga DOSJA
Tom Cruise befason James Corden me fluturimin e avionit luftarak
James Corden dhe Tom Cruise

SHBA- Prezatuesi britanik James Corden ka intervistuar aktorin Tom Cruise në nderë të filmit të tij ‘Top Gun Maverick’ që do të publikohet me 27 Maj.

Gjatë intervistës për “ The Late Late show” ata filmuan një pjesë kur ata po fluturonin mbi shkretëtirën e Nevadës ndërkohë që pilot ishte aktori.

"Unë do të ngjitem në një aeroplan 75-vjeçar me dikë që nuk është pilot? Po, kjo tingëllon si një ide e mirë,"- thotë Corden përpara se të ngjitej.

Tom Cruise piloton aeroplanë, anije, makina, avionë luftarakë dhe i bën vetë të gjitha skenat e rrezikshme në filma. Për shfaqjen Corden, Tom Cruise pilotoi në pjesën e parë të shfaqjes, një aeroplan luftarak të vjetër me një motor të bashkë-pilotuar nga prezantuesi që kryente fluturime të ulëta mbi shkretëtirë.

Të nesërmen hipën në një avion luftarak stërvitor me aktorin si pilot duke kryer marifete edhe më komplekse, duke e lënë të tmerruar prezantuesin. Në vitin 2018 Tom Cruise bëri prezantuesin që të hidhej nga një parashutë. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll