Art&Argëtim

Fejohet Dj Calvin Harris, surprizon të dashurën me propozimin në Ibiza

Harris, ka propozuar partneres së tij në fermën e tij në Ibiza, nën pemën e preferuar.

25 Maj 2022, 12:49 Nga DOSJA
Fejohet Dj Calvin Harris, surprizon të dashurën me propozimin në
DJ Calvin Harris, Vick Hope

SPANJË-DJ Calvin Harris, është fejuar me të dashurën e tij moderatoren Vick Hope pas një lidhjeje prej 5 muajsh. Sipas mediave të huaja, miqtë e tij që kanë zbuluar lajmin për mediat e huaja. Harris, ka propozuar partneres së tij në fermën e tij në Ibiza, nën pemën e preferuar.

“Vick tha po menjëherë, ajo është çmendurisht e dashuruar me Calvin dhe nuk mund të ishte më e lumtur”, tha një nga miqtë e tij.

“Vick u ka thënë njerëzve se do të martohen në Ibiza. Është një vend vërtet i veçantë për ta dhe ku duan të kalojnë jetën së bashku. Mamaja e Vick-ut po e ndihmon atë të planifikojë dasmën”, tha një burim.

Propozimi ndodhi dy javë më parë dhe erdhi pas vetëm pesë muajsh romancë larg vëmendjes së publikut. Ata planifikojnë të mbajnë një dasmë të madhe.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll