Art&Argëtim

Aktorja Vanessa Hudgens, do jetë prezantuesja e MTV Movie & TV Awards 2022

Ngjarja do të zhvillohet në Barker Hangar në Los Angeles të dielën, më 5 qershor.

25 Maj 2022, 12:25 Nga DOSJA
Aktorja Vanessa Hudgens, do jetë prezantuesja e MTV Movie & TV Awards
Vanessa Hudgens

SHBA-Aktorja Vanessa Hudgens, do të jetë prezantuesja e MTV Movie & TV Awards 2022, kjo u zbulua të hënë. Hudgens së fundmi u shfaq përkrah Andrew Garfield në Lin-Manuel Miranda’s “Tick, Tick … Boom!” do të prezantojë ceremoninë, duke transmetuar drejtpërdrejt nga Barker Hangar.

Sipas Dailymail, ajo interpretoi si aktore në “High School Musical”, gjithashtu e njohur për rolet e saj në “Spring Breakers”, “Second Act”, “The Princess Sëitch”, “The Knight Before Christmas” dhe “Bad Boys for Life”.

Ngjarja do të zhvillohet në Barker Hangar në Los Angeles të dielën, më 5 qershor. Këtë vit, “MTV Movie & TV Awards dhe Movie & TV Awards:UNSCRIPTED”, do të transmetohen si një ngjarje për një natë të vetme.

Hudgens është bashkëthemeluese e markës së ujit të kaktusit me bazë në Kaliforni, Caliëater, dhe e markës inteligjente të kujdesit të lëkurës KNOW Beauty. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll