Art&Argëtim

VD/ Fedez rikthehet në skenë dhe i dhuron një puthje në buzë këngëtarit italian

Gjatë performancës në një moment gëzimi Fedez kërcen drejt tij dhe më pas i jep një puthje në buzë.

25 Maj 2022, 11:41 Nga DOSJA
VD/ Fedez rikthehet në skenë dhe i dhuron një puthje në
Fedez dhe Tananai

ITALI- Këngëtari italian Fedez është rikthyer në skenë. Mbrëmjen e djeshme ai performoi në ‘Fabrique Milano’ së bashku me mikun e tij këngëtarin Tananai.

Fansat kërcyen dhe kënduan së bashku me dy miqtë të cilët dhuruan spektakël. Madje në një moment gëzimi Fedez kërcen drejt tij dhe më pas i jep një puthje në buzë. Gjithçka zgjati vetëm disa sekonda por kaq mjaftoi që fansat të ngiheshin duke brohoritur.


Ky moment është ripostuar në Instagram nga e dashura e Tananait, Sara Marino e cila ka shkruajtur që nuk është xheloze. Fedez i kishte munguar fansave pasi bëri një pauz ndërkohë që ju ndënshtrua një operacioni dis muaj më parë. Tashmë ai është mirë dhe i lumtur me bashkëshorten e tij blogeren Chiara Ferragni dhe dy fëmijët e tyre.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll