Politike

Vrasja në komisiariain nr. 3, Berisha: Gjendja e rëndë nga narkoshteti

Berisha në Facebook i ka dërguar ngushëllime familjës së të vrarit, ndërkohë që dënoi gjendjen e rëndë në komisariatet e vendit. 

23 Maj 2022, 22:35 Nga DOSJA
Vrasja në komisiariain nr. 3, Berisha: Gjendja e rëndë nga
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në komisariatin numër 3 ku efektivi 25-vjeçar Ludian Zaimi qëlloi mbi kolegun e punës Çaush Saliasi. Berisha në Facebook i ka dërguar ngushëllime familjës së të vrarit, ndërkohë që dënoi gjendjen e rëndë në komisariatet e vendit. 

Postimi i Plotë:

Bresheri revolveri ne narkokomisariat! Polici i plagosur vdes ne spital! Shpreh ngushellime familjes se viktimes dhe denoj gjendjen e rende ne narkokomesariate e narkoshtetit. Lexoni mesazhin e policit dixhital! Ne rrethana ende te paqarta , ne ambjetet e Komisariatit te Policisie Nr 3, në rrugën”Mine Peza”, 3, nje punonjës policie ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij, Punonjesi i demtuar dhe derguar ne spital ne gjendje te rende C. S eshte futur ne salle, autori eshte L. Z eshte ne komisariat Ludian zaimi polic patrule ka vra me arme sherbimit Caush Saliasin patrulle ne instruktazhin e turnit

Efektivi Ludian Ziami, 25 vjeç, qëlloi me armën e shërbimit efektivin, me pozicion inspektor, 55-vjeçarin e identifikuar si Çaush Saliasi. Ende nuk dihen detaje mbi shkakun e sherrit, por mësohet se ka ndodhur gjatë zhvillimit të instruktazhit të patrullës së përgjithshme.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll