Politike

Dendias në Tiranë, takon Ramën, Xhaçkën e Belerin: Ndahemi për çamët e Ligjin e Luftës

Ai u shpreh pozitiv për njohjen e çështjess së pensioneve të minoritarëve shqiptarë nga shteti grek, duke shtuar se duhet caktuar një itinerar për zgjidhjen e kësaj çështje.

23 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
Dendias në Tiranë, takon Ramën, Xhaçkën e Belerin:
Olta Xhaçka, Edi Rama dhe Nikos Dendias

TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka ardhur me paralajmërime të forta në Tiranë. Olta Xhaçka kërkoi vullnet nga Greqia për të zgjidhur çështjen e çamëve, por Dendias u tregua shumë i prerë. Madje, ai paralajmëroi pasoja të rënda në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Teksa i pëgjigjej kërkesës së Xhaçkës, diplomati grek tha se nuk mund të bisedonte për diçka që nuk ekziston, referuar Çamërisë, duke e lënë ende aktivë pikën që ndan Shqipërinë me vendin fqinj.

Për Ligjin e Luftës, Dendias tha se edhe në këtë pikë, palët duhet të shkëputen. Ai u shpreh pozitiv për njohjen e çështjess së pensioneve të minoritarëve shqiptarë nga shteti grek, duke shtuar se duhet caktuar një itinerar për zgjidhjen e kësaj çështje. Pë çështjen e hapësirave detare kërkoi të përshpejtohen procedurat.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, e nisi vizitën e tij zyrtare në Tiranë me kren e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri. Ai publikoi dhe një foto nga ky takim, krah të cilës shkruan se është vënë në dijeni të problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.

Kryediplomati grek në fund takoi edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin tha se diskutoi për integrimin e vendit në BE, zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ligji i luftës dhe çështja çame

Ligji i Luftës është vendosur nga Greqia kundrejt Shqipërisë dhe Italisë pas Luftës së Dytë Botërore sepse vendi ynë, sipas tyre, ndihmoi forcat italiane që të futeshin në kufirin grek. Pasi u vu ky ligj, të gjithë të akuzuarve për bashkëpunim me Italinë iu sekuestruan pronat dhe u dëbuan. Ky ligj e konsideron Shqipërinë armike të Greqisë dhe daton nga viti 1940.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll