Politike

VD-"Si ndiheni që s'ju kanë uruar ndërkombëtarët?', Berisha-gazetarëve: Ku e di ti

Ai nuk dha përgjigje, por i pyeti gazetarët se si ishin në dijeni të kësaj gjëje.

23 Maj 2022, 13:15 Nga DOSJA
VD-"Si ndiheni që s'ju kanë uruar
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të tregojë nëse është uruar apo jo nga ndërkombëtarët pas rizgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike. Teksa fliste për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha u pyet se si ndihet që nuk ka marrë asnjë urim. Ai nuk dha përgjigje, por i pyeti gazetarët se si ishin në dijeni të kësaj gjëje.

Pjesë nga prononcimi:

Gazetarja: Si ndiheni që s’ju kanë uruar ndërkombëtarët për zgjedhjen në krye të PD?

Sali Berisha: Ku e di ti?

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Një ditë më parë, Berisha mundi sot rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll