Politike

Dendias takon Ramën: Diskutuam për perspektivën evropiane të Shqipërisë

23 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA
Dendias takon Ramën: Diskutuam për perspektivën evropiane të
Nikos Dendias dhe Edi Rama

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim edhem ek ryeministrin Edi Rama. Përmes një fotoje në rrjetet sociale, ai ka pqasqyruar dhe takimin me Ramën. Ai shkruan se temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

Postimi i Nikos Dendias:

Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale.

Kryediplomati grek Nikos Dendias vizitoi sot vendin tonë. Dendias u takua homologen Olta Xhaçkën dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Dendias zhvilloi një takim edhe me anëtarët e pakicës kombëtare greke nga Himara dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll