Politike

Dendias takon Belerin: Më informoi për problematikat e minoritetit grek

Ai shkruan se e ka informuar mbi problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.

23 Maj 2022, 10:56 Nga DOSJA
Dendias takon Belerin: Më informoi për problematikat e minoritetit
Nikos Dendias në takim me Fredi Belerin

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Fillimisht Dendias është takuar me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri. Në një postim në rrjetet sociale, Dendias ka publikuar një foto nga takimi me Belerin, krah të cilit shkruan se e ka informuar mbi problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.

Dendias do të takojë gjithashtu kryeministrin Edi Rama e homologen e tij në Shqipëri, Olta Xhaçka. Në orën 12:00, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Xhaçkën.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll