Politike

VD-Rama inspekton pediatrinë në Elbasan, u drejtohet mjekëve: Erdhi qershori, do ju risim rrogat

23 Maj 2022, 13:25 Nga DOSJA
VD-Rama inspekton pediatrinë në Elbasan, u drejtohet mjekëve:
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar pediatrinë e re në Elbasan. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialiste, Ogerta Manastirliu, Rama tha se tashmë ata do të kenë ambiente të reja pune. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se në qershor, mjekëve do tu rritet edhe paga, gjë që është planifikuar e thënë më herët.

Vetë Manastirliu u shpreh se korpusi i Spitalit të Elbasanit është një korpus tërësisht i kompletuar për nga pikëpamja e strukturës spitalore, laboratorëve, teknologjisë e imazherive.

Pjesë nga biseda në takim:

Edi Rama: U bëtë me spital të ri, erdhi dhe qershori tani, ju rrisim rrogën.

Ogerta Manastirliu: Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri tashmë i përfunduar është Spitali Pediatrik, një angazhim i përmbushur tashmë që i siguron shërbime cilësore më shumë se 20 mijë fëmijëve që marrin shërbim cdo vit në këtë spital. Se si kanë qenë kushtet e Spitalit Pediatrik, atë e dinë fare mirë të gjithë mjekët dhe infermierët e këtij spitali, por për të thënë të vërtetën, tashmë korpusi i spitalit të Elbasanit është një korpus i mirëinvestuar nga pikëpamja e infrastrukturës spitalore, por edhe nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorit që tashmë janë përfshirë në gjithë programin e zhvillimit spitalor.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll