Politike

VD-Butrinti/ Majko: Plani ka lidhje me VKM e 2002, në marrëveshje s'është përfshirë

Majko iu drejtua ministres Elva Margariti duke i thënë se plani i Projektit ka lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002 por nuk është përfshirë në marrëveshje.

23 Maj 2022, 13:42 Nga DOSJA
VD-Butrinti/ Majko: Plani ka lidhje me VKM e 2002, në marrëveshje
Pandeli Majko dhe Elva Margariti

TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko kërkoi llogari për Projektin e Parkut të Butrintit. Gjatë seancës së sotme plenare, Majko iu drejtua ministres Elva Margariti se përse plani i Projektit ka lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002 mirëpo në marrëveshje nuk është përfshirë.

'Vura re se në marrëveshje nuk është përfshirë vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2002. Pse e them me kaq hollësi, se në planin e menaxhimit të ndërkombëtarëve, vendimi i 2002 është trajtuar në bazë legale, ndarjet janë bazuar në këtë vendim të Këshillit të Ministrave. Ju si bazë keni marrë vendimin e 2022. E hapa vendimin, dhe aty ka vetëm 1 paragraf. Plani i menaxhimit është bërë në lidhje me atë të 2002 kurse VKM në atë të 2022. Unë e kuptoj dhe në Komision të Jashtëm, nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale pasi negociatat janë bërë në këto baza. Keni marrë si bazë legale nr 51, që ka vetëm 1 pagragraf, ku thuhet që ndryshohen kufinjtë. Cfarë ka ndodhur? Nuk keni asgjë, vetëm keni bashkangjitur një hartë me kordinata.'- tha Majko.

Ministrja Elva Margariti nuk dha përgjigje për shqetësimin e kolegut të tij në radhët e socialistëve. Margariti, deklaroi se Butrinti është një pasuri botërore që edhe UNESCO e rekomandon si vend që duhet të arrijë standarte të tjera.

'Duhet të ndalemi edhe tek fjala mirëadministrimit të Butrintit. Të kthejmë kokën pas dhjetë vjet më parë, unë nuk do t’ia lejoja vetes në krye të këtij institucioni. Sigurisht që do të thotë përdorim sa më efikas të aseteve, duke u sjellë atyre një zhvillim të qëndrueshëm. Komunitetin jeton brenda këtyre por asnjëherë s’e kanë shfrytëzuar për atë që përfaqëson. Flasim për një pasuri botërore, që vetë UNESCO rekomandon që të arrijë standartin e siteve të tjera.'- deklaroi ministrja.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll