Politike

VD-Tabaku - Ibrahimajt: Manipulon shifrat e INSTAT, lexove fjalimin e dy ministreve të tjera

Ibrahimaj u shpreh se parashikimet e FMN-së presin rritje të ekonomisë dhe është shumë ndryshe nga ajo që thotë opozita

23 Maj 2022, 13:40 Nga DOSJA
VD-Tabaku - Ibrahimajt: Manipulon shifrat e INSTAT, lexove fjalimin e dy
Jorida Tabaku dhe Delina Ibrahimaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u përfshi në një debat me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Gjatë seancës së sotme plenare Ibrahimaj u shpreh se parashikimet e FMN-së presin rritje të ekonomisë dhe është shumë ndryshe nga ajo që thotë opozita. 

'Këtu është bërë zakon që flasin për cfarë duan dhe flasin për gënjeshtra. Nëse buxheti i shtetit duket si i detit, nuk i kuptojmë dhe shifrat. Juve nuk flisni për ekspertizën e punonjësve që punojnë, i cili përshëndetet nga Eurostad dhe është arsye pse ka shifra të njëjtat që publikohen. Për çfarë politikash fiskale mund të flisni kur të ardhurat ndaj GDP, dikur ishin 24.2%, ndërsa sot 28,7%. Pra performanca nuk mbahet me mendime, idera, supozime e gënjeshtra por me shifra. Rritja ekonomike që i referoheni një periudhe stagflacioni se nuk e di ku e keni mësuar, në 2013 ishte 1% ndërsa në 2021 ishte 8.5%. Parashikimet e FMN presin rritje, ndryshe nga ajo që thoni ju. Ju gënjeni për shifrat, për parashikimet, kur thoni që si kemi ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.'- deklaroi Ibrahimaj. 

Ndërsa Tabaku akuzoi ministren për fjalim të kopjuar duke i thënë se përsëriti në Kuvend fjalimin e thënë nga ministrja Ekonomi dhe Spiropali. Po ashtu, Tabaku shtoi se Ibrahimaj vetëm lexon e nuk kupton. 

Jorida Tabaku- Ministrja është personi që filloi të manipulonte e para shifrat e Instat. Duhet të kesh kurajo të madhe. Dhe ndonjë lapsus mund të bëhet kur flet. Në vend të shtetit mund të thuash detit por kështu sic është bërë tek ju, është bërë deti kos. Gabime mund të ketë bërë PD plot, por leje për të miratuar buxhetin e shtetit në oligark siç merr ti, nuk ka marrë kurrë. Gënjeshtra, manipulime me shifrat e buxhetit sic bën ti kur sjell buxhetin nuk ka bërë kurrë, asnjëherë. Unë nuk bie në parodinë tënde të krahasimit me 2013,  vetëm harrove të thuash fjalimin e Milvës, se e kishte Milva e mori Elisa, besoj të takonte ty radha për ta thënë, por krahasimet me 2013 besoj që mund t’ia lësh dikujt tjetër që ti bëj. Di më shumë se kaq për të gënjyer paturpësisht, di të lexosh deklaratën e Fondit Ndërkombëtar, siç flet kundra amnistisë fiskale dhe për reformat në energji, sektori që është bërë çorap. Duhet të kesh kurajo. Duhet të kuptosh, por nuk kupton".

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll