Politike

Parku i Butrintit, Zhupa: S'ka lidhje me realitetin, e jepni me koncesion në fondacionin privat

Deputetja deklaroi se modeli që është paraqitur nuk ekziston në asnjë vend të botës.

23 Maj 2022, 14:05 Nga DOSJA
Parku i Butrintit, Zhupa: S'ka lidhje me realitetin, e jepni me koncesion
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ripërsëriti edhe një herë se Parku i Butrintit do të jepet me koncesion në fondacion privat. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja shtoi se modeli që është paraqitur nuk ekziston në asnjë vend të botës.

'Nuk ka lidhje me realitetin. Po japin Butrintin me koncesion në një fondacion privat. Ky model nuk ekziston në asnjë vend të botës. Na thanë se është si Versaja dhe hyra dhe e pashë dhe me dekret, Versaja është një fondacion publik i cili ka privat brenda, por e ka në Raport nga 18 anëtarë të bordit, 4 janë të privatit. Ku e gjetët këtë model. Nuk ka shtet të papërgjegjshëm që ja kalon trashegiminë kulturore një privati. 4 persona të bordit janë individë privat, pa asnjë funksion shtetëror. Është shpikje shqiptare për të dhënë Butrintin me koncesion. KLSH i hiqet mundësia që mos të kontrollojë se çfarë po bën Fondacioni në Butrint, pasi është privat. Fondacioni që do të zbatojë menaxhimin thotë se unë do ta marr Butrintit se do të japë 5 mln dollarë. Butrinti prodhon për 10 vjet 60 mln dollarë. Historia dhe identiteti jonë nuk mund të jepet me koncesion.- tha Zhupa.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll