Politike

VD-Berisha: Butrinti s'është prona e Ramës. Shoqëria Civile: Duam popullin në këmbë doktor

Në përgjigje të kërkesës së tyre, kreu i sapozgjedhur i Partisë Demokratike tha se do të ketë kryengritje.

23 Maj 2022, 11:26 Nga DOSJA
VD-Berisha: Butrinti s'është prona e Ramës. Shoqëria
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se do të mbrojë Butrintin. Jashtë Kuvendit, Berisha tha se nuk do të lejojë që kryeministri Edi Rama ta japë me koncension. Protestuesit, anëtarë të Shoqërisë Civile kërkuan që të kishte protesta. Në përgjigje të kërkesës së tyre, kreu i sapozgjedhur i Partisë Demokratike tha se do të ketë kryengritje.

Pjesë nga prononcimi:

Sali Berisha: Me gjetje arkeologjike nga më të çmuarat, mbrojtja e Butrinti është imperative, për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk do të mundet të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e kolekave apo e ballarëve të tij. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, kanë shtruar progrmin e një akti të pashmebullt.

Sazan Guri: Duke patur ikonat e arkeologjisë

Sali Berisha: Unë e ndjek me vëmendje të madhe, do përdor zërin tim kundër këtij projekti që është më korruptivi, shkatërrimtar për një pasuri përrallore.

Shoqëria civile: Duam popullin në këmbë doktor

Sali Berisha: Patjetër, ju falenderoj për qëndrimin që mbani

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll