Politike

VD-Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve

Sipas tij, duhet që të largohet Milorad Dodik, i cili është non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

23 Maj 2022, 10:51 Nga DOSJA
VD-Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje Kosovës që të bëhet pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se edhe Bisnje Hercegovian do të bëhet pjesë e Open Balkan pasi të krijohet qeveria e re. Sipas tij, duhet që të largohet Milorad Dodik, i cili është non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“S’ka asnjë vend anëtar të BE që të ketë një rezerva për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Për Ballkanin e Hapur, kjo është gjëja më pozitive. Mjafton të flasësh me përfituesit e drejtpërdrejtë të Ballkanit të Hapur, prodhuesit. Hajde shkojmë tek të gjithë eksportuesit dhe i pyesim. Unë do vijoj t’i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave nga Kosova që mos bien pre e keq informimeve por të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. As ka asnjë dyshim që në javët në vijim dhe një vend tjetër i Ballkanit do i bashkangjitet Ballkanit të Hapur. E jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në Bosnje edhe qeveria e re boshnjake do i bashkangjitet Ballkanit, ku aty aleati juaj non grata Dodik, ju jeni në të njëjtën ombrellë me të ju jeni shoqata e non gratave të Ballkanit,”- tha Balla ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll