Politike

Raporti i AMA/ Zhupa: I mangët, mungonte monitorimi intensiv i RTSH-së

Deputetja e PD-së deklaroi se në televizionet shqiptare ka dhunë dhe rrezik të madh për fëmijët.

23 Maj 2022, 10:47 Nga DOSJA
 
Raporti i AMA/ Zhupa: I mangët, mungonte monitorimi intensiv i RTSH-së
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa radhiti kritikat në lidhje me raportin e AMA-së, të prezantuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë nga Armela Krasniqi. Gjatë fjalës së saj në Foltore, Zhupa u shpreh se institucioni i AMA-s është i kapur politikisht dhe i varur nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, deputetja e PD-së shtoi se në televizionet shqiptare ka dhunë dhe rrezik të madh për fëmijët në lidhje me atë që transmetohet në orare të ndryshme të ditës. 

'E vlerësoj zonjën se është zëdhënëse, jemi të dyja njësoj, ajo e Ramës, unë e PD. Kryetarja e AMa-s është aty si një produkt politik, kur duhet të ishte aty për një institucion të pavarur. Që këtu e kuptojmë se cfarë intitucioni kemi dhe cfarë ka ndërtuar kjo maxhorancë. Janë institucione të kapura politikisht.  Në televizionet shqiptare ka një dhunë të madhe, rrezik për fëmijët të cilët janë të pambrojtur me atë që përcillet në TV, rastet që trajtohen, oraret se kur trajtohen. Të gjitha këto janë detyra që AMA i ka parësore.  Në raportin e AMA mungonte monitorimi intensiv i RTSH. RTSH njësoj ai AMA me të njëjtën filozofi, punon me një bord që punon në mënyrë të paligjshme, është i kapur njësoj si AMA. Është raport i mangët. Shpresa se gërat do të ndryshojnë janë shumë të pakta duke u nisur nga kapja politike e këtij institucioni. '- tha Zhupa. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll