Politike

VD-Berisha i kthehet epitetit të ish-kreut të PD: Peng-Basha e Rama politizuan AMA-n

Sipas Berishës, kjo gjë është bërë duke vënë Armela Krasniqin në krye të AMA-s.

23 Maj 2022, 11:35 Nga DOSJA
VD-Berisha i kthehet epitetit të ish-kreut të PD: Peng-Basha e Rama
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur sërish ‘peng’ deputetin Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se ai bashkë me kryeministrin Edi Rama kanë politizuar Autoritetin e Mediave Audiovizive. Sipas Berishës, kjo gjë është bërë duke vënë Armela Krasniqin në krye të AMA-s.

“Këtu do të diskutohet për një institucion që me gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës. Si asnjëherë në ekzistencën e tij, Rama dhe mjerisht peng-Basha emëruan kryetar dhe zëvendëskryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend se ai institucion të drejtohet nga përfaqësues të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur këtë shkallë ekstreme politizimi me gjithë kërkesën, insistimet e mediave dhe institucioneve ndërkombëtare. Ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur, më i paanshëm,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll