Politike

'Krenohemi me Kuvendin e Junikut', Meta nga Kosova: Sfidat duhet t'i përballojmë bashkë

Në një postim në Facebook Meta tha se çdo shqiptar duhet të krenohet me Kuvendin e Junikut dhe veprën e lavdishme të patriotëve si Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe Bajram Curri.

23 Maj 2022, 10:16 Nga DOSJA
'Krenohemi me Kuvendin e Junikut', Meta nga Kosova: Sfidat duhet
Ilir Meta dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga homologia e tij Vjosa Osmani dhe kanë vënë lule tek busti i heroit Edmond Hoxha.

Në një postim në Facebook Meta tha se çdo shqiptar duhet të krenohet me Kuvendin e Junikut dhe veprën e lavdishme të patriotëve si Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe Bajram Curri.

"Para 110 viteve Juniku u bë logu i Kuvendit të qindra patriotëve dhe rilindasve, me në krye Hasan Prishtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin, nga ku u dha kushtrimi për liri dhe pavarësi nga zgjedha shumëshekullore osmane dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga fqinjët grabitqarë."-shkroi Meta.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll