Politike

VD-Berisha në krye të PD, Sula: Një pjesë e njohin

Nuk jep asnjë përgjigje konkrete për qëndrimin e tij.

23 Maj 2022, 11:14 Nga DOSJA
VD-Berisha në krye të PD, Sula: Një pjesë e njohin
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula nuk ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur nëse e njeh apo jo Sali Berishën si kryetar të PD-së. Në një prononcim për gazetarët, para futjes në Kuvend, Sula ka një pjesë e njeh.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Do e njihni për kryetar të PD

Dashnor Sula: Ë?

Pyetje: Zotin Berisha

Dashnor Sula: Ka një pjesë që e njohin

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Një ditë më parë, Berisha mundi sot rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

 (F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll