Rrëzohet kërkesa e Vasilit për debat, Balla: Shkresa që erdhi në Kuvend s'mbante firmën e non-gratas
Ai tha se në media ka qarkulluar një shkresë me firmën e Berishës, ndërsa në Kuvend u ka shkuar një tjetër për të. Për këtë gjë, ai përgëzoi Opozitën.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur deputetit Petrit Vasili i cili kërkoi mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do ndryshojë kurs nëse në qershor nuk hapen negociatat e anëtarësimit e do kërkojë ndarjen e nga Maqedonia e Veriut. Nga foltorja në Kuvend, Balla tha se kërkesa nuk mbante firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se në media ka qarkulluar një shkresë me firmën e Berishës, ndërsa në Kuvend u ka shkuar një tjetër për të. Për këtë gjë, ai përgëzoi Opozitën.
“Në shkresën që na është dhënë këtu në Kuvend nuk ka qenë firma i non-gratës. Ndërsa në media ka qarkulluar një tjetër shkresë ku është vendosur edhe firma i non-gratës. Ju përgëzoj sepse kjo tregon që keni hequr dorë nga kjo gjë, nga propozimet e non-gratas. Kështu që arsyeja e refuzimit nuk ka qenë firma, sepse firma s’ishte fare në dokumentin që erdhi tek ne. Mocion me debat për këtë çështje se Shqipëria në rast se nuk do të mbahet konferenca e parë qeveritare për shkak të vetos bullgare do të ketë të drejtë të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, natyrshëm kemi zhvilluar një proces shumë të gjerë konsultimi me të gjithë shqiptarët. 2/3 janë përgjigjur pozitivisht ndaj kësaj çështjeje. Shqipëria nuk ka pse të merret peng,”- tha Balla.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Berisha në krye të PD, Balla: Anti-amerikane! Dje kishte 3 gara, me Ibsenin s’dihej si dilte
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara një ditë m...
'Krenohemi me Kuvendin e Junikut', Meta nga Kosova: Sfidat duhet t'i përballojmë bashkë
Ilir Meta dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga homologia e...
Nis seanca në Kuvend, Vasili: Bota u nda, ne zgjodhëm Serbinë
Petrit Vasili TIRANË- Sot seancë plenare! Deputetët janë mbledhur në orën 10:00 në Kuvend. Sipas rendit të dit&eum...
Presidenti/ Dështon raundi i 2! Ligjet dërgojnë në Kuvend raportin pa kandidatë
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Raundi i dytë për procesin e Presidentit dështoi! Sot në Komisionin për Çështjet...
Zgjedhja e presidentit/ Dy raunde të dështuara, sot zhvillohet votimi në Kuvend
Presidenca TIRANË- Ende nuk ka një emër kandidati për President! Ditën e djeshme u dogj edhe raundi i dytë pasi nuk u dor&eum...
Berisha kryetar i PD, VOA: Përfaqësues të diplomacisë amerikane s'do kenë kontakte me të
Sali Berisha Në Shqipëri, mbështetësit e Grupit të Rithemelimit zgjodhën sot Sali Berishën kryetar të Partisë ...
Kuvend/ Butrinti kalon me 75 vota, Rama përplaset me PD. ‘Digjet’ raundi i 2 për presidentin
Sali Berisha, Elisa Spiropali dhe Taulant Balla TIRANË- Përplasje të forta janë shënuar sot në seancën plenare të ...
Nikos Dendias viziton Shqipërinë, takohet me Xhaçkën e Ramën (AXHENDA)
Nikos Dendias TIRANË- Ditën e sotme kryediplomati grek Nikos Dendias vizitoi vendin tonë. Dendias u takua me homologen Olta Xhaçk&eum...
PËRMES FOTOVE! Berisha rikthehet si kryetar në PD pas 9 vitesh
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike. Ai u rikthye mbrëmjen ...
Berisha e mbyll mesazhin e parë si kryetar në anglisht: Kurrë mos thuaj kurrë!
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur në anglisht mesazhin e tij të parë si kryetar i Partisë Demokratik...

