Politike

Presidenti/ Dështon raundi i 2! Ligjet dërgojnë në Kuvend raportin pa kandidatë

Klotilda Bushka deklaroi se edhe në këtë raund nuk kishte asnjë propozim. 

23 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA
Presidenti/ Dështon raundi i 2! Ligjet dërgojnë në Kuvend
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Raundi i dytë për procesin e Presidentit dështoi! Sot në Komisionin për Çështjet Ligjore u shqyrtua procesi i kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka deklaroi se edhe në këtë raund nuk kishte asnjë propozim. 

'Edhe për këtë raund nuk ka kandidatura, raundi i dytë quhet i kryer.'- tha Bushka. 

Deputeti Eduart Ndreca lexoi konkluzionet e Komisionit të Ligjeve, të cilat do ti dërgohen Kuvendit në seancën e orës 10:00.

Mbledhja tjetër do të njoftohet pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve. Sot do të mbahet seanca plenare në 18:00, edhe pse nuk ka emër nga dy palët.

(a.b)/dosja.al

 

Sondazh

Poll