Politike

Nis seanca në Kuvend, Vasili: Bota u nda, ne zgjodhëm Serbinë

Sot diskutohet edhe projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

23 Maj 2022, 10:03 Nga DOSJA
Nis seanca në Kuvend, Vasili: Bota u nda, ne zgjodhëm Serbinë
Petrit Vasili

TIRANË- Sot seancë plenare! Deputetët janë mbledhur në orën 10:00 në Kuvend. Sipas rendit të ditës, sot do të prezantohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2021. Një tjetër çështje që pritet të hapë debate është edhe Butrinti. Kjo pasi sot diskutohet edhe projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

I pari që e ka marrë fjalën është deputeti Petrit Vasili, i cili ka folur kundër Ballkanit të Hapur. Ai u shpreh nga foltorja se maxhoranca e Shqipërisë ka zgjedhur të jetë në krah të Serbisë në një kohë që bota është ndarë më shumë se kurrë, për shkak të luftës Ukrainë-Rusi. 

“Kjo fjala urgjent na prish pjesën e mocionit. Fjala urgjent për të sqaruar teleshikuesit për të lënë të kuptohet që ka urgjencë kjo punë dhe se qershori është pas dere. Kjo si ajo e Srebenicës që nuk u bë tani, por u bë pas disa muajsh. Kjo deklaratë shumë e rëndë është bërë në mes të Brukselit me qëllim. Ne refuzuam amendamentin për të dalë nga Ballkani i Hapur, në momentin më delikat kur bota është ndarë më shumë se kurrë,”- tha Vasili.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll