Kuvend/ Butrinti kalon me 75 vota, Rama përplaset me PD. ‘Digjet’ raundi i 2 për presidentin
Seancë maratonë Kuvendi. Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuza, por marrëveshja ka kaluar me 75 vota. Sot gjithashtu u "dogj" edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
TIRANË- Përplasje të forta janë shënuar sot në seancën plenare të Kuvendit që nisi prej orës 10:00 të mëngjesit, e u mbyll në orën 21:00 të mbrëmjes. Butrinti ka hapur sërish debate të forta në Kuvend. Në nisje të diskutimit për projektligjin për miratimin e marrëveshjes për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, ministrja Elva Margariti tha se e gjitha po bëhet për të sjellë sa më shumë vizitorë në vend. Margariti tha se fondacioni që do ta marrë në mënaxhim, do të jetë një fondacion shqiptar dhe se do të ketë një mirëadministrim të aseteve, përdorim sa më të mirë të tyre. Por, replikat nga Opozita nuk janë kursyer. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tha parku i Butrintit po jepet me koncesion për 10 vite për një fondacion privat e se kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Ajo bashkë me Edmond Spaho kërkuan që tu jepej vetëm një shembull që të tregojë se siç po veprohet me Butrintin, po bëhet edhe me një tjetër trashëgimi kulturore.
Deputetja e PS, Anila Denaj e Blendi Klosi mbrojtën gjithashtu versionin e Margaritit. Të dy u shprehën se fondacioni është 100% shqiptar dhe se asgjë nuk do të keqpërdoret. Këtë herë llogari kërkoi edhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili tha se marrëveshja e bazuar në atë të vitit 2002 nuk është pasqyruar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Për Butrintin pati edhe protest jashtë sallës së Kuvendit nga Shoqëria Civile. Kreu i PD-së, Sali Berisha u premtoi protesta. Debate pati edhe për financat. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka debatuar me deputeten e PD, Jorida Tabaku për situatën ekonomike. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Autoriteti i Mediave Audiovizive është i politizuar. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha të cilin e konsideroi ‘peng’ emëruan njerëzit e tyre të besuar në krye të institucionit. Ndërkohë që për të gjitha kritikat, u përgjigj pasdite kryeministri Edi Rama, duke shënuar edhe përballjen e parë me Sali Berishën, krytar të Partisë Demokratike. Megjithatë këtë të fundit nuk e përmendi në asnjë moment me emër, duke iu përgjigjur vetëm akuzave të Jorida Tabakut. Nga Foltorja e Kuvendit, Rama akuzoi Tabakun se ishte PD në qeverisje që i dha anëtarit të Fondacionit që do të marrë në administrim Butrintin, Michael Granoff, nënshtetësinë shqiptare si dhe e ka bërë kumbar të djalit ose të vajzës. Megjthatë pavarësisht gjithçkaje, marrëveshja kaloi me 75 vota pro.
Ndërkohë që “gjakrat” u ndezën teksa diskutohej lidhur mbi të shkuarën dhe diktaturën. Bujar Lesaj, Tomor Alizoti dhe Enkelejd Alibeajn patën replika të ashpra. Alizoti i tha Ramës se të mos ishte për Partinë e Punës, ai dhe vëllai Olsi Rama do shpërndanin çadra në Dhërmi, ndërsa i tregoi edhe për fëmijërinë e tij të vështirë në internim.
Ndërsa në momentin kur i përmendën të atin, skulptorin Kristaq Rama, kryeministri u përgjigj se të gjithë përuleshin para veprës së tij, duke iu referuar monumenteve të dëshmorëve në vend. E po ashtu shtoi se Enver Hoxha është gjallë përmes partisë Demokratike. Madje për Ramën, kishte marrë formën e ‘non grata’, duke nënkuptuar Berishën. Në vazhdën e këtyre debateve, Alibeaj doli në mbrojtje të Berishës, duke i thënë Ramës se fillimisht duhet që të pastronte socialistët dhe më pas të shqetësohej për demokratët. Të gjitha debatet u mbyllën me “djegien” e raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të ri, pasardhësin e Ilir Metës. Nëse palët do të mblidhen sërish për të diskutuar duke nisur zyrtarisht raundin e tretë.
(k.m/a.b;f.m/dosja.al)
Sondazh
Nikos Dendias viziton Shqipërinë, takohet me Xhaçkën e Ramën (AXHENDA)
Nikos Dendias TIRANË- Ditën e sotme kryediplomati grek Nikos Dendias vizitoi vendin tonë. Dendias u takua me homologen Olta Xhaçk&eum...
PËRMES FOTOVE! Berisha rikthehet si kryetar në PD pas 9 vitesh
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike. Ai u rikthye mbrëmjen ...
Berisha e mbyll mesazhin e parë si kryetar në anglisht: Kurrë mos thuaj kurrë!
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur në anglisht mesazhin e tij të parë si kryetar i Partisë Demokratik...
Berisha flet si kryetar nga selia blu: U krye! Ndodhi mrekullia e shekullit 21
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike. Nga selia blu,...
Po rrëfente jetën, Kryemadhi emocionohet nga mesazhi i nënës së saj: Jam krenare
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të die...
“Është gabimi im politik”, Kryemadhi zbulon se i ka kërkuar falje Metës për djegien e mandateve
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e partisë ...
Nis festa, Berisha në krye të PD, shpërthejnë fishekzjarret në selinë blu
Selia e PD TIRANË- Partia Demokratike është në festë. Zyrtarisht Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e selisë blu dhe demo...
Vokshi zyrtarizon fitoren e Berishës: Procesi më tranparent, mori 93.45% të votave
Albana Vokshi TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në nj&eum...
Berisha rimerr drejtimin e PD pas 9 vitesh, mesazhi: Mrekullia e shekullit, do shpëtojmë Shqipërinë
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Pa asnjë surpri...
Nis festa, shpërthejnë fishekzjarret në Tiranë pas fitores së Berishës
Festë në selinë blu TIRANË- Dega numër dy e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur festën. Aty po ndizen fishe...






