Politike

Berisha në krye të PD, Balla: Anti-amerikane! Dje kishte 3 gara, me Ibsenin s’dihej si dilte

Balla tha se mbrëmë me fitoren e Berishës e rikthimin e tij në krye të PD-së, selia blu ka konkretizuar qëndrimin anti-amerikan.

23 Maj 2022, 10:22 Nga DOSJA
Berisha në krye të PD, Balla: Anti-amerikane! Dje kishte 3 gara, me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se mbrëmë me fitoren e Berishës e rikthimin e tij në krye të PD-së, selia blu ka konkretizuar qëndrimin anti-amerikan, duke qenë se lideri historik i PD-së është non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Sot jemi disa ditë larg që nga miratimi i rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian. Kurrë më parë nuk ka pasur një unanimitet, 519 anëtarë nga grupet kryesore politike. Dhe pastaj vijnë këta që thonë se Shqipëria po ndryshon kurs. Ka vetëm një plan A, jo plan B. Plan B keni ju që e keni kthyer antiamerikanizmin në doktrinë. Për këtë, ne nuk ju shërojmë dot. Bashkohuni në një trup të vetëm, dhe me fitoren më të madhe kundër Amerikës. Tre gara kishte dje, City me Liverpoolin, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin. Kjo e fundit ishte totalisht e paparashikueshme. Ta gëzoni fitoren e ta mbani me shëndet. Dje konkretizuat luftën kundër SHBA,”- tha Balla ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll