Politike

VD-Frikë se Gjykata s'i jep të drejtë? Berisha: S'ka vendim që ndal këtë mision historik

Po ashtu, i pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës, Berisha u shpreh se nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

22 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-Frikë se Gjykata s'i jep të drejtë? Berisha: S'ka
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi votoi për kreun e ri të Partisë Demokratike, e ka quajtur proces historik, që finalizon triumfin e partisë. Në një deklaratë për mediat pasi ka votuar në selinë e PD-së, Berisha tha se zgjedhjet e PD po mbahen paralel me zgjedhjet “mafioze” të presidentit të ri. Po ashtu, i pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës, Berisha u shpreh se nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

"Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan. Theksova që ky është një proces historik jo vetëm për PD-në por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mrifilltë mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve, dhe kolaboracionizmit të shpifur të Edi Ramës me kallp opozitën apo pseudo-opozitën. Sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen.

Pyetje: Zoti Berisha, nëse zgjidheni sot, i druheni një vendimi nga Gjykata e Apelit që mund t'i ndryshojë gjërat?

 Nuk ka vendim, nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë."-tha Sali Berisha

Partia Demokratike po mban ditën e sotme zgjedhjet për kryetarin e saj ku dy janë kandidatët, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi. Ky i fundit nuk ka votuar ende. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll