Politike

Nis votimi për kreun e PD-së në Tiranë, gara mes Berishës dhe Elezit

22 Maj 2022, 09:15 Nga DOSJA

 

Nis votimi për kreun e PD-së në Tiranë, gara mes
Zgjedhjet e PD Tirane

TIRANË- Në orën 08:00 janë hapur qendrat e votimit në degët e Partisë Demokratike në Tiranë ku do të votohet për zgjedhjet e kryetarit.

Në garë janë dy kandidatë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi. Berisha pritet ti drejtohet selisë së PD-së në orën 10:30 ndërsa Elezi në 11:00.

Në degët e Tiranës po vijon votimi normalisht ku pjesmarrja e anëtarëve duket e lartë në orët e para të mëngjesit. Selia e partisë Demokratike gjithashtu do të jetë një qendër votimi ku dhe pritet të votojë Berisha.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll