Politike

Yuri Kim nis mëngjesin me një kafe, e 'rrethojnë' deputetë e ministra socialistë

Siç shihet dhe nga foto e publikuar, ambasadorja është nën shoqërinë e Mimi Kodhelit, Belinda Ballukut, Niko Peleshit, Blendi Klosit, Elisa Spiropalit.

22 Maj 2022, 09:56 Nga DOSJA
Yuri Kim nis mëngjesin me një kafe, e 'rrethojnë'
Yuri Kim

TIRANË- Disa nga deputetët e Partisë Socialiste janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe jashtë 'veshjes zyrtare', ku kanë ndarë një kafe apo dhe bisedë.

Por ditën e sotme kafes së mëngjesit i është bashkuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Siç shihet dhe nga foto e publikuar, ambasadorja është nën shoqërinë e Mimi Kodhelit, Belinda Ballukut, Niko Peleshit, Blendi Klosit, Elisa Spiropalit.

Yuri Kim nis mëngjesin me një kafe, e 'rrethojnë'

Nuk dihet nëse ky është një takim pune apo i paraprin ndonjë eventi ku diplomatja duhet të jetë pjesë apo është thjesht një kafe miqësore jashtë axhendës politike.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll