Politike

VIDEO/ Nis votimi në Kukës, tre qendra votimi për 1200 anëtarët e PD-së

22 Maj 2022, 09:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Nis votimi në Kukës, tre qendra votimi për 1200
Zgjedhjet e PD ne Kukes

KUKËS- Ka nisur procesi i votimit në qytetin e Kukësit për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike ku në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

Në Kukës votohet në tre qendra votimit, dy në qytet ku do të votojnë anetarët e qytetit, te grup seksioneve te Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj. Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh dhe qendra tjetër në fshatin Bushtricë, ku do te votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht, Grykë- Cajë dhe Kalis.

Në këto dy qendra pritet që të votojnë rreth 1200 anëtarë aktivë të Partisë Demokratike.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll