Politike

'O plehrë'/ Ministri Manja-komentuesit: Je gjakpërzier, mëso si shkruhet

Në një postim që ministri kishte publikuar ku fliste për diskriminimin dhe legalizimin e kanabisit, një qytetar nga Maqedonia e Veriut i ka lënë një koment që mesa duket Manjës nuk i ka pëlqyer. Një qytetar nga Maqedonia e Veriut i ka lënë një koment që mesa duket Manjës nuk i ka pëlqyer.

22 Maj 2022, 08:51 Nga DOSJA

'O plehrë'/ Ministri Manja-komentuesit: Je gjakpërzier,

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur ashpër një prej ndjekësve të tij në Facebook ku i ka replikuar një komenti të tij. Në një postim që ministri kishte publikuar ku fliste për diskriminimin dhe legalizimin e kanabisit, një qytetar nga Maqedonia e Veriut i ka lënë një koment që mesa duket Manjës nuk i ka pëlqyer. Madje ka shkuar deri aty sa e ka ofenduar edhe ai, pa u shqetësuar nga reagimi që do të merrte.  

'O plehrë'/ Ministri Manja-komentuesit: Je gjakpërzier,

Komentuesi: Hup more bërllok (Shko more plehrë).

Ulsi Manja: Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke komnetuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje. Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je, as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e përzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet!

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll