Politike

Këlliçi takohet me kongresmenin Gaetz dhe Yoho: Njohës të mirë të politikës tonë

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se është takuar me kongresmenin Matt Gaetz dhe ish Kongresmenin Ted Yoho.

21 Maj 2022, 20:16 Nga DOSJA
Këlliçi takohet me kongresmenin Gaetz dhe Yoho: Njohës të
Pamje nga takimet

SHBA- Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka publikuar takimet me kongresmenë republikanë të shtetit të Floridas. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se është takuar me kongresmenin Matt Gaetz dhe ish Kongresmenin Ted Yoho. Sipas tij të dy ishin njohës të mirë të situatës politike në Shqipëri. 

Postimi i Plotë:

Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas. Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij. Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë. Të dashur miq! Në ditët në vijim do t'ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll