Politike

VD-Sali Berisha shkon në selinë e PD, e shoqëron bashkëshortja 

Sot, Berisha, siç ka bërë më shumicën e daljeve të tij së fundmi, ka shkuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Lirie.

22 Maj 2022, 10:40 Nga DOSJA
VD-Sali Berisha shkon në selinë e PD, e shoqëron
Sali Berisha

TIRANë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkaur sot, rreth orës 10:00 për të votuar në selinë e Partisë Demokratike për kreun e ri të të djathtës shqiptare. Sot, Berisha, siç ka bërë më shumicën e daljeve të tij së fundmi, ka shkuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Lirie. Të dy janë ngjitur në katin ku votohej dhe kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. 

Partia Demokratike po mban ditën e sotme zgjedhjet për kryetarin e saj ku dy janë kandidatët, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi. Ky i fundit nuk ka votuar ende. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll