Politike

Berisha: Open Balkan po shkatërron bujqësinë në Shqipëri

Gjatë një takimi me demokratët e Vlorës, Berisha përmendi gjithashtu dhe Procesin e Berlinit, për të cilin tha se është një projekt që synon procesin e integrimin evropian.

20 Maj 2022, 20:18 Nga DOSJA
Berisha: Open Balkan po shkatërron bujqësinë në
Sali Berisha

VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ballkani i Hapur po shkatërron bujqësinë e vendit. Gjatë një takimi me demokratët e Vlorës, Berisha përmendi gjithashtu dhe Procesin e Berlinit, për të cilin tha se është një projekt që synon procesin e integrimin evropian.

"Dy projekte janë, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është një projekt me të cilin fuqitë e mëdha duan të na mbajnë të lidhur me procesin e integrimit evropian. Nga lindi Ballkani i Hapur? Lindi nga Beogradi. Sepse Beogradi nuk është i gatshëm që të ndjekë procesin e integrimit evropian. Sepse ka një president që është doktrinal i gjenocidit në Bosnje. I cili deklaronte se për çdo serb duhen vrarë 100 myslimanë. Atij i duhet të njohë gjenocidin, para se të bëjë hapat e vërtetë drejt Brukselit. Ky zotëria shkon dhe na lidh pas qerres së tij dhe krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës. A nuk është ky një dhunim i interesit tonë, në rrafshin politik? Meqenëse ne si komb të ndjehemi dy herë më të fuqishëm, ky na pjesëton. Ky projekt ka sjellë shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Për arsye se nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë në dekada, të paktën 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarë," tha Berisha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll