Politike

Negociatat Balla-Alibeaj/ Berisha: Neveri, vazhdim i marrëveshjeve të Bashës

Berisha tha se gjithçka është vijim i marrëveshjes së vitit 2017. 

20 Maj 2022, 20:05 Nga DOSJA
Negociatat Balla-Alibeaj/ Berisha: Neveri, vazhdim i marrëveshjeve të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një show e karnaval negociimin e Presidentit të ri mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. I ndodhur në Vlorë, në një takim me demorkatët, Berisha tha se gjithçka është vijim i marrëveshjes së vitit 2017. 

“Karnaval i vërtetë, vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe kjo që shihni ju s’është gjë tjetër vetëm vazhdim i atij seriali, por kësaj here edhe më tragjikomik e më i neveritshëm se çdo proces tjetër,"- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll