Politike

Berisha: Rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër kushtuan 2 miliardë €, vjedhje e shekullit

Gjatë një takimi me demokratët e Vlorës, Berisha tha se ky është një nga abuzimet më të mëdha që ka bërë Rama, duke e quajtur këtë vjedhjen e shekullit.  

20 Maj 2022, 20:12 Nga DOSJA
Berisha: Rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër kushtuan 2
Sali Berisha

VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka shpenzuar 2 miliardë euro për rrasa guri. Gjatë një takimi me demokratët e Vlorës, Berisha tha se ky është një nga abuzimet më të mëdha që ka bërë Rama, duke e quajtur këtë vjedhjen e shekullit.  

"Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo? Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit," tha Berisha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll