Politike

Balla e përsërit: Nëse një nga kandidatët ka firmën e Sali Berishës, nuk e diskutojmë

Balla tha se grupet e tjera parlamentare duhet ta marrin në konsideratë procesin dhe të dalin me një kandidat të përbashkët.

20 Maj 2022, 17:13 Nga DOSJA
Balla e përsërit: Nëse një nga kandidatët ka
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon t'i qëndrojë mendimit se nuk do të mbështetet asnjë kandidat për President që do të ketë mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për gazetarët, Balla tha se grupet e tjera parlamentare duhet ta marrin në konsideratë procesin dhe të dalin me një kandidat të përbashkët.

"Nëse arrijmë të bëjmë bashkë të gjithë deputetët e opozitës, përveç firmës së njërit, pra nëse për një nga kandidatët ndodhet firma e Sali Berishës ne nuk e diskutojmë. Unë besoj se procesi që kemi nisur edhe në grupet e tjera parlamentare duhet marrë në konsideratë përpjekja e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët,"- tha Balla.

(f.M/DOSJA.AL)

Sondazh

Poll